Harduer

Asus do të krijojë tabletë më të vegjël Windows 8 me çmime nën 300 $

May 7 2013
0 Shpërndarje
Asus do të krijojë tabletë më të vegjël Windows 8 me çmime nën 300 $

asusAsus do ti bashkohet grupit të kompanive që krijojnë tabletë më të vegjël Windows 8.

Kompania konfirmoi dëshirën e vet në konferencën e tyre financiare duke shtuar se çmimi i këtyre tabletëve nuk do i kalojë 300 dollarë.

The Wall Street Journal raporton se drejtori i Asus Jerry Shen ishte shumë optimist për shitjen e tabletëve Windows 8 këtë vit.

Gjithsesi specifikat e këtyra tabletëve më të vegjël nuk janë zbuluar ende. Lajmi se këto pajisje do të kushtojnë më pak se 300 $ është lajm i mirë për kompaninë Microsoft nëse kjo e fundit do të rrisë pjesën e vet në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>