Lajmet

Asus do të largojë nga përdorimi Eee PC 7-Inch

Mar 10 2009
0 Shpërndarje
Asus do të largojë nga përdorimi Eee PC  7-Inch

 

Zërat e fundit thonë se gjatë muajve të fundit kompania ka planifikuar ta heqë nga përdorimi laptopin e saj më të vogël, në mënyrë që të koncentrohet më shumë në versionin tashmë shumë të popullarizuar Eee PC me 10 inç.

Këtë e ka vërtetuar edhe kryetari i vet kompanisë Asus, Jonney Shih në një intervistë dhënë Zdnet.

“Modeli Eee PC 7 inch do të largohet nga përdorimi, megjithëse disa vende mund të kenë ende kërkesë për këtë model” – deklaroi Shih.

Ndërkohë ai beson se modeli tjetër i laptopëve të vegjël 8.9 inç, nuk do ta ketë fatin e njëjtë si ai me 7 inç.

Lajmet e fundit>