Analiza

Asus i bashkohet kompanive që ironizojnë iPhone 6 Plus

Sep 27 2014
0 Shpërndarje
Asus i bashkohet kompanive që ironizojnë iPhone 6 Plus

gsmarena_001Me evidentimin e problemit të përthyerjeve të iPhone 6 Plus shumë kompani teknologjike dhe jo teknologjike të tilla si LG, HTC dhe KitKat i janë drejtuar me ironi kompanisë Apple. Këtij grupi i bashkohet edhe Asus, që e shfrytëzon këtë mundësi kryesisht për të promovuar pajisjet e saj teknologjike.

Fillimisht ju mund të shikoni në një nga fotot që janë lëshuar nga kompania telefonin Zenfone 6 pranë iPhone 6 Plus. iPhone 6 Plus është ironizuar me emrin iBend, ndërsa për sa i përket Zenfone Asus ka përdorur iDon’t.

Në foton tjetër tregohet laptopi i rrotullueshëm Transformer Book Flip që krahasohet përsëri me iPhone 6 Plus. Edhe në këtë foto iPhone 6 Plus cilësohet me emrin iBend, ndërkohë që përsa i përket laptopit kompania ka shkruar “ Mënyra më e mirë për ta përthyer është që ta rrotullosh”.

gsmarena_002Përdoruesit po presin reagimin e Apple nga momenti në moment për të gjitha këto postime ironike që janë bërë kundrejt saj nga kompani të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>