Harduer

Asus ka ndërtuar një motherboard për gërmimin e monedhave kriptografike i cili mbështet 20 karta grafike

Jun 1 2018
0 Shpërndarje
H370 është i fokusuar aq shumë për gërmimin e monedhave kriptografike saqë përmban funksione specifike për grafikat. Asus ka ndërtuar një motherboard për gërmimin e monedhave kriptografike i cili mbështet 20 karta grafike

Asus prezantoi motherboardin H370 Mining Master i cili është i dizajnuar specifikisht për gërmimin e monedhave kriptografike.

Ky bord ofron mbështetje për 20 karta grafike dhe konektivitet të shkëlqyer falë PCB dhe PCIe.

Qasja e Asus pritet ta bëjë më të thjeshtë mirëmbajtjen e harduerëve sepse formati PCB mbi PCIe është më i mirë sesa ai i lidhje të kartave grafike në motherboard përmes PCIe si me çdo kompjuter normal.

H370 është i fokusuar aq shumë për gërmimin e monedhave kriptografike saqë përmban funksione specifike për grafikat.

Ngritja e fenomenit në fjalë ka ndryshuar industrinë e harduerëve kompjuterike në mënyrë drastike.

Asus nuk është kompania e parë që ofron një bord të tillë. Shumica e tyre kushtojnë nga 50 deri në 400 dollarë. Ndërsa Asus nuk ka konfirmuar çmimin, ai pritet të jetë brenda këtij variacioni. /PCWorld Albanian

Tags >

asus
Lajmet e fundit>