Biznes

Asus ka shitur 4.9 milionë mini-laptopë vitin e kaluar

Feb 13 2009
0 Shpërndarje
Asus ka shitur 4.9 milionë mini-laptopë vitin e kaluar

altKompania Asustek Computer (Asus) bën të ditur se vitin e kaluar ka shitur 4.9 milionë Eee PC Netbooks (laptop me madhësi më të vogël). Asus që ka qenë nismëtar i këtij lloj laptopi, nuk arriti t’i përmbushë synimet e veta që të shesë 5 milionë kopje të Eee PC Netbooks.

“Kjo ndodhë për shkak të krizës ekonomike globale dhe për shkak të rënies së shpenzimeve të konsumatorëve” – tha gjatë një konference në Taipei, Jerry Shen, drejtori gjeneral i Asus.
Asus ka caktuar një objektiv të shitjes prej 1 milionë kopjeve të Eee PC Netbooks gjatë tre muajve të parë të vitit. Ndërkohë pala e tretë shitëse për PC në botë dhe rivali më i madh i Asus, kompania Acer, akoma nuk e ka bërë të ditur numrin e shitjeve gjatë 2008-s.

Netbooks janë mini-laptopë sportivë dhe të dizajnuar për lëvizshmëri të lehtë me madhësi 7 me 10 inç ekran dhe peshojnë 2 kilogramë. Shumica e pajisjeve të laptopëve Netbooks duke përfshirë edhe mikroprocesorët, janë më pak të fuqishëm se laptopët e zakonshëm, andaj edhe kanë bateri më të qëndrueshme. Netbooks janë të dizajnuar për funksione të lehta si hapja e e-mailit, shfletimi në internet, punë me word processor, dokumente me tabela; ndërsa nuk mund t’i bëjnë ballë funksioneve më të rënda si lojërat, video editimi apo punë të tjera multimediale.

 

Lajmet e fundit>