Harduer

Asus kërkon të jetë ndër 5 më të mirët e tregut të smartfonëve

Sep 15 2014
0 Shpërndarje
Asus kërkon të jetë ndër 5 më të mirët e tregut të smartfonëve

AsusDuke u bazuar në suksesin e smartfonëve të saj të serisë Zenfone, gjiganti taivanez i teknologjisë, Asus, ka si qëllim të jetë ndër 5 më të mirët e fushës së smartfonëve në Indi deri në fund të vitit të 2015.

Manaxheri i përgjithshëm i Asus u shpreh gjatë një intervistë: “Deri në fund të këtij viti synimi ynë është të renditemi ndër 5 të parët. Shitjet e Zenfone kanë qenë tepër të suksesshme.

Niveli aktual është mëse i mjaftueshëm për të qenë një konkurrent i fortë. Me smartfonët nga 4-6 inç ne mbulojmë rreth 60% të tregut. Ky është hapi i parë drejt synimit tonë”.

Kompania ka 4 smartfonë në serinë Zenfone. Ajo hyri në tregun e smartfonëve në korrik të këtij viti pasi nuk hasi shumë sukses në tregun e kompjuterëve. Përveç smartfonëve Asus shet edhe tabletë dhe kompjuterë të serisë Fonepad.

Kjo kompani po has konkurrencë të fortë si në tregun lokal dhe atë ndërkombëtar, por nuk po mundet lehtë. Sipas IDC, shitja e smartfonëve në Indi u rritën pothuajse 3-fish dukë shkuar në 44 milion në vitin 2013. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>