Harduer

Asus largohet dalëngadalë nga tabletët me Windows RT

Jul 31 2013
0 Shpërndarje
Asus largohet dalëngadalë nga tabletët me Windows RT

Disa ditë pasi Microsoft-i uli çmimin e Surface RT me 150 $ me qëllim për të shitur sa më tepër nga tabletët që i kishin sjellë rreth 1 miliard dollarë humbje gjatë muajve të fundit, Windows RT po merr një tjetër “shuplakë”: Asus, tableti VivoTab RT i cili ishte ndër të parët që doli në shitje me Windows RT, po planifikon të tërhiqet nga kjo platformë. Në një intervistë për PCWorld gjatë javës së kaluar, kryetari i Asus, Jonney Shih, u shpreh se kompania po synonte të përqendrohej më tepër tek Windows 8.1.

Por, gjatë kësaj jave, AllThingsD raportoi se Asus po planifikon t’i japë fund mbështetjes për Windows RT.

Ndoshta në të ardhmen kompania mund të prodhojë ndonjë tablet tjetër me Windows RT, megjithatë, Shih bëri të qartë se për momentin, gjithçka është fokusuar tek Windows 8 dhe çipet Intel.

Kompani të tjera si HP dhe Toshiba nuk pranuan që në fillim të ndërtonin tabletë me Windows RT, ndërsa Acer pranoi të “priste dhe të shihte”. Edhe Samsung krijoi një tablet me Windows RT, por ai dështoi të lançohej në SHBA. Përfundimisht, Dell, Asus dhe Lenovo ishin të vetmit prodhues që debutuan me tabletë Windows RT.

Edhe Lenovo së fundmi ka bërë të njëjtën gjë me IdeaPad Yoga 11. Mesa duket një nga arsyet kryesore të dështimit të Windows RT është mungesa e aplikacioneve.

Për më tepër, ndërfaqja e Windows RT mund të duket pak e ngatërruar për përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Asus Windows Rt

Tags >

asus
Lajmet e fundit>