Lajmet

Asus me aplikacione falas për Windows

Jun 4 2012
0 Shpërndarje
Asus me aplikacione falas për Windows

Asus është duke bashkëpunuar me ndërmarrjen për virutalizim në Android, BlueStacks, për t’jua mundësuar përdoruesve të dyqanit të vet [email protected] gjashtë muaj qasje falas në softuerin App Player Android-në-Windows.

App Player për momentin është në versionin testues, por së shpejti do të dalë në modelin me pagesë dhe përdoruesit e Asus do të marrin gjysmë viti për të vendosur nëse ja vlen ose jo që të shpenzojnë parat e tyre për këtë shërbim.

Sipas CNET, verisoni testues për gjashtë muaj do të përshijë qasjen në qindra mijëra aplikacione pa pagesë që janë për Android. Por derisa App Player do të vazhdojë të punojë gjatë edhe pas përfundimit të kufizimit për gjashtë muajt, përdoruesit do të jenë gjendje të qasen në “50 apo më shumë” aplikacione përderisa ata të mos abonohen.

Është e vështirë të dihet se sa e dobishme do të ishte që të bëhej përdorimi i aplikacioneve të Android në Windows, por nëse e keni një Asus atëherë ju do të jeni në gjendje që duke filluar nga sot ta provoni.

Pajisjet e para Asus të Windowsit që janë me BlueStacks të instaluar thuhet që do të vijnë në muajin shtator, që nënkupton që mund të shohim ultrabookun e përfolur të ndërmarrjes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>