Biznes

Asus N10Jc Notebook – Krijuar për biznes

Mar 4 2009
0 Shpërndarje
Asus N10Jc Notebook – Krijuar për biznes

N10Jc Mininotebook (find.pcworld.com/62007) konsiderohet nga Asus si një korporate notebook. Në shikim të parë duket si një përmirësim i versionit Eee 1000H 80G XP, i shtuar me ca komponentë dhe dizenjo më të mirë. I afrohet shumë tipit të laptopëve ultraportativë, edhe pse ka një çmim prej 650 dollarësh, që është pak për një ultraportativ por shumë për një notebook.
Ky model i jep përdoruesve mundësinë mes përdorimit të kartës grafike nVidia CeForce 9300M GS GPU dhe kartë grafike të integruar në pllakën amë. Ka të njëjtin procesor Intel Atom 1.6 Gh, 1 Gb RAM, që janë thuajse standard në çdo notebook tjetër. Harddisku është 160 GB, njësoj me Lonovo IdeaPad S10 (find.pcworld.com/61818) .
Megjithëse prototipi që ne morëm për testim kishte një bateri me 6 qeliza, peshonte vetëm 3.5 paund dhe ushqyesi i rrymës i shtonte dhe 0.2 paund të tjerë. Ka dy lloj funksionesh për baterinë: një që harxhon shumë por jep performancë të fuqishme dhe një që ka si prioritet kursimin e baterisë.
N10Jc është një hap i madh nga linja Eee mininotëbook e Asus, që doli në skenë vitin që shkoi dhe vërtetoi se makineri të tilla nuk duhet të jenë patjetër lodra të lira.
Me rezolucionin mesatar 1024 me 600 piksel, monitori 10.2 inç duket plot dritë dhe tejet i qartë. Tastiera është ndër më të mirat, me butona të mëdhenj që japin hapësirën e duhur për përdorim. Touchpad dhe butonat metalike të miut janë për t’u lavdëruar gjithashtu.
Asus ka futur në një slot për ExpressCard një port HDMI që mund të përdoret për prezantimet. Meqë N10Jc është një makinë biznesi, audio është pak më prapa komponentëve të tjerë. Së bashku me një lexues të gjurmës së gishtave dhe Protector Suite QL, merrni dhe një tipar biometrik bllokimi, për më shumë siguri.
Asus N10Jc kalon klasën në shumë gjëra, por çmimi i tij do ta bëjë blerësin të mendojë nëse me pak para më shumë mund të kalojë në një laptop të një klase më të lartë.

 

Lajmet e fundit>