Harduer

Asus paraqet Eee Keyboard, M50 notebook me mini-ekrane

Jan 8 2009
0 Shpërndarje
Asus paraqet Eee Keyboard, M50 notebook me mini-ekrane

Eee Keyboard është ndërtuar për t’u lidhur me çfarëdo ekrani që nga monitori LCD TV e deri tek Projektor Digjital. Gjithashtu në të djathte të keypad është një ekran 5 inch.

Qellimi është që përmes Eee Keybord  çdo ekran ose projektor të bëhet pajisje potenciale për internet. E tëra që duhet të bëjë përdoruesi është që ta mbajë me vete Eee Keyboard 2 lb (0.95 kilogramë) dhe të gjejë internet kudo që të shkojë.

Pajisja ka te instaluar Microsoft Windows XP Home që posedon microprocessor Intel Atom 1.6GHz, ram memorje prej 1GB (double data rate, gjenerata e dytë) DRAM dhe një  SSD (solid state drive) të integruar për të ruajtur shënimet 16GB ose 32GB SSD.

Gjithashtu ka të pajisur teknologjitë pa tela duke përfshirë këtu Wi-Fi 802.11b/g/n, Bluetooth 2.0 dhe Ultra Wideband HDMI (high definition multimedia interface). Ndërsa sa i përket porteve tjera, gjithashtu ka USB 2.0,  VGA port, porte HDMI dhe natyrisht lidhjet për headphones dhe mikrofon.

Eee Keyboard dhe M50 notebook pritet të dalin ne shitje gjate 3 muajve të ardhshëm. Kështu të paktën bëhet e ditur nga Jonney Shih i Asustek, i cili të enjten mbajti nje fjalim në konferencën për shtyp të International Consumer Electronics Show  në Las Vegas.

Në fakt notebook M50 ka dy kompjuterë të ndryshëm të instaluar.

Ka kompjuterin e vet laptop dhe ekrani 4.3 inch nuk është vetëm një ekran shtesë, mirëpo është i dizajnuar të jetë si një ekran i vogël që prezanton informatat e ruajtura në laptop. Përveç  tjerash,  kompjuteri tjetër gjithashtu mund të luajë filma në ekranin kryesor M50 duke përdorur minimum energji nga mini-kompjuteri dhe jo nga kompjuteri kryesor i laptopit.

Jonney Shih thotë se me kursimet e përfshira të energjisë, përdoruesi mund të zgjasë 12 orë pa e rimbushur baterinë.

Për momentin nuk dihen më shumë detaje për M50.

 

 

Lajmet e fundit>