Vëzhgim

Asus paraqet laptopin dual-screen

Mar 3 2009
0 Shpërndarje
Asus paraqet laptopin dual-screen

altAsustek Computer e ka paraqitur të hënën në panairin e Cebit në Hanover një prototip me ekran dual-screen (ekran të dyfishtë) laptop.

Ky laptop përdoret pa tastierë, duke lejuar që të dhënat të futen përmes një ekrani me prekje të ndjeshme. Të dy ekranet touch-screen (ekran që përdoret me anë të gishtave) sigurojnë fleksibilitetin e duhur për t’u përdorur për qëllime të ndryshme.

Sipas kompanisë modeli i ri po ashtu mund të përdoret edhe si laptop i zakonshëm, lexues për e-libra, apo edhe qendër multimediale.

Njëri nga ekranet mund të përdoret edhe si softuer për futjen e të dhënave, ndërsa tjetri mund të përdoret si ekran i zakonshëm për të përcjellur operacionet tuaja.

Duke ç’aktivizuar tastierën, laptopi mund të përdoret edhe si e-book dhe të mbahet në dorë sikur të lexoni  një libër të zakonshëm, ndërsa faqet mund të ndërrohen përmes prejkes.

Dy ekranet mund ta shndërrojnë laptopin edhe në pajisje multimediale, duke krijuar një ekran të madh përmes dy paneleve. Për dizajnimin e këtij laptopi përdoruesit nga mbarë bota kontribuan përmes ueb faqes WePC.com, projekt ky që u inicua nga Intel dhe Asus.

Lajmet e fundit>