Harduer

Asus prezantoi familjen e “çmendur” të Zenfone 4 me kamera duale të pasme dhe selfie

Aug 17 2017
0 Shpërndarje
Versioni Selfie Pro mund të realizojë video në rezolucion 4K. Asus prezantoi familjen e “çmendur” të Zenfone 4 me kamera duale të pasme dhe selfie

Asus prezantoi ditën e sotme telefonët më të fundit nga linja Zenfone 4: Zenfone 4, Zenfone Max, Zenfone 4 Max Pro, Zenfone 4 Selfie dhe Zenfone 4 Selfie Pro.

Zenfone 4 dhe Zenfone 4 Max kanë kamera të pasme të dyfishta, ndërsa modelet Selfie kanë kamera frontale të dyfishta të cilat kapin foto me kënd 120 gradësh.

Telefonët variojnë nga qëllimi i përdorimit të tyre. Modelet Selfie janë ndërtuar për ata që duan të kapin foto selfie prandaj edhe sensori i kamerave të tyre është 20 deri 24 megapiksel. Versioni Selfie Pro mund të realizojë video në rezolucion 4K.

Zenfone Max vjen me një super bateri e cila reziston për 37.6 orë me një ngarkim të vetëm. Ajo ka një kapacitet prej 5,000 mAh dhe funksion edhe si një bateri e jashtme, që do të thotë se mund të karikojë pajisjet e tjera.

Së fundi Zenfone 4 dhe Zenfone 4 Max Pro shiten për fuqinë e tyre fotografike falë kamerave të pasme me sensorë 12 megapiksel dhe 16 megapiksel respektivisht. Modeli Max Pro, ashtu si Zenfone Max, ka bateri 5,000 mAh.

Të katër telefonët vinë me Android 7.1.1 Nougat dhe fillojnë nga 279 dollar për modelet Selfie deri në 399 dollar për flagshipin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>