Harduer

Asus prezantoi laptopin S510 të familjes VivoBook S

Jun 23 2017
0 Shpërndarje
Laptopi peshon vetëm 1,49 kilogram dhe ka trashësi prej vetëm 7.8 milimetrash. Asus prezantoi laptopin S510 të familjes VivoBook S Photo Source: Asus

Asus prezantoi ditën e Enjte një VivoBook S të ri, modelin S510, i cili fuqizohet nga procesorët e gjeneratës së 7-të Intel Core i7, Windows 10, dhe është dizajnuar për të qenë një kopje e MacBook Air.

Laptopi peshon vetëm 1,49 kilogram dhe ka trashësi prej vetëm 7.8 milimetrash. Këto janë specifikat e harduerit të laptopit:

  • Ekrani:6-inç Full HD, 1920 x 1280
  • Procesori: Intel Core i7-7500U ose i7-7200U
  • RAM: 8GB
  • Portat: USB-C, USB Type-A, USB 2.0, HDMI, portë kufjesh 3.5 mm
  • Memorja: 1TB
  • Sistemi Operativ: Windows 10 Home

Çmimi i tij fillon nga 699 dollar deri në 799 dollar në konfigurimin më të shtrenjtë. Linja Asus VivoBook S debutoi në Computex këtë vit dhe S510 është anëtari më i ri i një familjeje të re. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>