Harduer

Asus prezanton pajisjen hibride smartfon-tablet-laptop The Transformer Book V

Jun 3 2014
0 Shpërndarje
Asus prezanton pajisjen hibride smartfon-tablet-laptop The Transformer Book V

asus-transformer-book-v-100303774-largeKompania e prodhimit të PC-ve, Asus, ka prezantuar një pajisje hibride që është kombinimi mes smartfonit, tabletit dhe laptopit , që quhet The Transformer Book V. Transfomer Book V është kombinimi i një telefoni inteligjent me një madhësi 5 inç e sistem operativ Android 4.4 me një tablet WindoWs 8.1.

Telefoni inteligjent mund të rrëshqasë (futet) brenda tabletit, duke i bërë atij të mundur operimin me një sistem Android krahas atij WindoWs. Telefoni dhe tableti mund të kombinohen edhe me një tastierë duke u kthyer kështu në një laptop, i cili mund të funksionojë me dy sisteme operative, si atë Android dhe Windows.

Për të ndryshuar sistemin operativ, përdoruesi thjesht duhet të shtypë një buton, i cili ndodhet në këtë pajisje. Tableti i këtij hibridi ka një procesor Intel Core dhe një memorie të brendshme 128 GB.Në momentin që bëhet kalimi në laptop kjo memorie e brendshme arrin deri në 1 TB. Kompania Asus nuk dha asnjë deklaratë për datën e hedhjes në treg të këtij produkti apo për çmimin e tij.

The Transformer Book V ndoshta nuk do të arrijë kurrë të hidhet në treg, pasi Microsoft dhe Google nuk është dakord për aftësinë e kësaj pajisjeje për përdorimin e dy sistemeve të operative. (PCWorld Albanian)

asus-transformer-book-v-present-100303775-largetransformer-book-300-chi-100303776-large

Lajmet e fundit>