Harduer

Asus prezanton tabletin 6 inç Fonepad Note dhe laptopin Zenbook Infinity

Jun 4 2013
0 Shpërndarje
Asus prezanton tabletin 6 inç Fonepad Note dhe laptopin Zenbook Infinity

Asustek Computer vazhdon me prezantimin e pajisjeve të reja të kompanisë, si phabletin (Android phone dhe tablet) të quajtur Asus Fonepad FHD6 dhe laptopin Zenbook Infinity.

Pajisja tablet 6 inç mund të përdoret për telefonatat 3G apo për të parë filma HD në ekranin 1920 x 1080. Tableti i ri ka një procesor Intel Atom Z2560 të quajtur Clover Trail+, me një fuqi 1.6 GHz.

Ka një kamera nga mbrapa 8 megaspixel dhe një kamera nga përpara 1.2 megapixel. Gjithashtu ka mikrofon përpara. “Është një balancë perfekte midis të luajturit, punës dhe aktiviteteve sociale”, tha Jonney Shih, drejtor i kompanisë Asus.

Po në fillim të këtij viti Asus prezantoi Fonepad 7 që është një tablet 7 inç i aftë për telefonatat me zë. Një konkurrencë për këtë pajisje do të jetë edhe Galaxy Note II i Samsung me një ekran 5.5 inç. Njësoj si Samsung dhe Asus po nxjerr produkte me madhësi ekrani vetëm nga 4 deri në 10 inç.

Asustek Computer po zgjeron familjen e laptopëve të tij Zenbook me një model të ri të përbërë nga mbulesë kundra gërvishtjes si Gorilla Glass. Zenbook Infinity 13.3 inç do të dal në shitje në tremujorin e tretë me zgjedhje të sistemit operativ Windows 8 ose Windows 8.1, njohur ndryshe si Windows Blue, tha zëdhënësi i Asus.

Pjesa e jashtme përdor Corning të Gorilla Glass 3 dhe ka një ngjyrë mat, ndërkohë që pjesa e brendshme është metal për të dhënë suportin e duhur teknik. Pjesa e “ekranit prej xhami” ka si qëllim ta bëj më elegant produktin dhe më rezistent.

Janë mënyra se si krijuesit e kompjuterëve po përpiqen të diferencojnë produktet e tyre. Asus nuk shtoi specifikime të tjera për Zenbook-un e ri. Ai do të ketë procesorin Intel Core i5 ose procesorin me dy bërthama Core i7 “Haswell” 28-vat. Ai do të jetë shumë i lehtë se paraardhësit. Do të jetë edhe më i hollë dhe do të ketë një pjesë me prekje, një zonë WQHD me rezolucion 2500×1600. (PCWorld Albanian)

asus 6inc

Tags >

asus
Lajmet e fundit>