Harduer

Asus prezanton tabletin Fonepad 7

May 27 2014
0 Shpërndarje
Asus prezanton tabletin Fonepad 7

fonepad_7Kompania Asus prezanton modelin e ri ekonomik të tabletit FonePad, FonePad 7. Versioni i ri i tabletit vjen me modelin me numër FE170CG dhe thuhet se do të jetë shumë më i lehtë dhe më i hollë se modeli origjinal.

Fonepad 7 ndryshon nga Fonepad nga parametrat, pasi i ka më të ulëta. Për shembull, versioni origjinal kishte ekran WXGA, ndërsa tableti FonePad 7 ka ekran WSVGA, memoria e brendshme do të ulet nga 8 GB në 4 GB, ndërsa kamera nga 5 megapiksel në 2 megapiksel. Tableti Fonepad 7 shitet ne Filipine vetëm për 137 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>