Harduer

Asus sfidon Raspberry Pi me një mini kompjuter i gatshëm për 4K

Jan 23 2017
0 Shpërndarje
Gjigandi Asus ka vendosur të përballet me Raspberry Pi me produktin më të ri të kompanisë, një bord kompjuterik i cili ofron video 4K, audio 24-bit dhe kushton afro 70 dollar. Asus sfidon Raspberry Pi me një mini kompjuter i gatshëm për 4K Photo Source: Asus

I quajtur Asus 90MB0QY1-M0EAY0 Tinker Board, ky mini kompjuter ka përmasa 8.5 cm me 5.3 cm dhe fuqizohet nga një procesor ARM Cortex A17 me frekuencë 1.8 Ghz.

Ky procesor shoqërohet nga grafikat ARM Mali-T764 dhe 2GB RAM DDR3.

Ndërsa modeli më i fundit i Rapsberry Pi 3 ka procesor 64Bit Cortex A53 me katër bërthama ndërsa A17 mbështet vetëm 32Bit.

Megjithatë grafikat Mali-T764 janë më të fuqishme sesa ato Broadcom Video Core IV në brendësi të Pi 3. Një portë ethernet gigabit, Wi-Fi 802.11 b/g/n, mbështetje për SDIO 3.0 janë të tjerë komponentë të rëndësishëm të mini kompjuterit.

Asus gjithashtu ka publikuar sistemin operativ posaçërisht për Tinker Board i cili është i bazuar në Debian. Sipas kompanisë mini kompjuteri mund të funksionojë edhe me Ubuntu, OpenSUSE dhe Kodi.

Tinker Board është i disponueshëm për porosi në këtë moment ndërsa shitjet fillojnë në Shkurt. (PCWorld Albanian)

Tags >

asus
Lajmet e fundit>