Biznes

Asus, Sony Ericsson dhe Toshiba lançojnë telefonat me Android

Feb 4 2009
0 Shpërndarje
Asus, Sony Ericsson dhe Toshiba lançojnë telefonat me Android

altAsus Në mënyrë të qartë, emërtuesi i përbashkët i tre telefonave për këtë josukses është Windows Mobile. Shumica e përdoruesve duket se kanë humbur dashurinë e tyre për sistemin operativ mobil të Microsoft, duke ulur shitjet për këto pajisje.
Klima e tanishme ekonomike ishte faktori që i shtyu këto kompani t’i bashkohen kësaj aleance. Për zhvilluesit e produkteve, Android është alternativë falas e Windows Mobile. Për shkak të kodit të hapur të Android, Google nuk kërkon ndonjë tarifë nga prodhuesit e telefonave që përdorin në pajisjet e tyre. Si rezultat, prodhuesit e telefonave do të jenë në gjendje të prodhojnë telefona të mençur më të lirë dhe të shesin më shumë pajisje një përfitim atraktiv në çdo kohë, por veçanërisht gjatë kësaj kohë kur tregu është dobësuar.
Sigurisht, përpjekjet e kompanive do të thonë se konsumatorët do të kenë më shumë zgjedhje për telefona të mençur. Momentalisht, në treg, i vetmi produkt me Android është T-Mobile G1 (find.pcworld.com/62099), që ka një të ardhme premtuese. Sa më shumë kompani t’i shtohen kampit të Android, do të shohim më shumë dallime, për shembull, Sony Ericsson mund të lançojë një telefon të orientuar në multimedia, diçka si Android Walkman, ndërsa Toshiba mund të ketë cak biznesmenët me pajisjet e veta të reja.

Lajmet e fundit>