Harduer

Asus U30Jc paraqitet në treg

Apr 5 2010
0 Shpërndarje
Asus U30Jc paraqitet në treg

Modeli më i ri Asus U30Jc përmban një procesor 2.26 GHz Intel Core i3-350M CPU, dhe një çip grafik NVIDIA GeForce GT310M, ku kjo pjesë harduerike do të përdoret në mënyrën më të mirë të mundshme falë teknologjisë së re Optimus auto-switching.

Asus gjithashtu ka menaxhuar që të vendos edhe një njësi optike, 4GB DDR3 RAM, 320 GB HDD me 5.400 RPM, dalje HDMI, Wi-FI dhe gjërat e zakonshme si web kamerë dhe mikrofon.

Bateria e vendosur në U30Jc, 5.600 mAh thuhet se të ofrojë 9.5 orë pune sipas Asus (goxha shifër optimiste) dhe rezolucioni i ekranit është 1366 x 768 piksela, një rezolucion të cilin mund ta quajmë të vetmin gabim në kuadër të kësaj pakoje.

Por pavarësisht rezolucionit, çmimi prej 899 dollarë dhe paraqitja e menjëhershme në treg do të duhej të mjaftojë për tërheqjen e konsumatorëve të parë.

Lajmet e fundit>