Harduer

Asus zbuloi Zenfone 3 Zoom me një bateri masive 5,000 mAh dhe kamër të dyfishtë

Jan 5 2017
0 Shpërndarje
Asus zbuloi Zenfone 3 Zoom me një bateri masive 5,000 mAh dhe kamër të dyfishtë

zenfone-3-100702051-largeKamera padyshim janë bërë komponenti më i rëndësishëm i një telefoni të ditëve të sotme dhe Asus dëshiron të konkurrencën ta kalojë në një nivel tjetër. Kompania sapo ka prezantuar në CES telefonin Zenfone 3 Zoom i fuqizuar nga procesori Snapdragon 625.

Telefoni karakterizohet nga një ekran 5.5 inç Full HD AMOLED dhe trup terësisht metalik. Janë kapakët e pasëm ku çdo gjë fillon e bëhet më interesante. Ngjitur me skanerin e shenjave të gishtërinjve do të gjeni një kamër të dyfishtë e cila ka në përbërje dy sensorë 12 megapiksel.

Njëri shërben si kamerë kryesore me hapje f/1.7 dhe lente 25 mm ndërsa sensori i dytë ka një lente 56 mm dhe zmadhim 2.3x.

Asus gjithashtu ka ndërtuar një modaliteti Portret ngjashëm me iPhone 7 Plus ku mjegullon sfondin për të nxjerrë në pah individin ose sendin.

Procesori Snapdragon 625 është i fuqishëm por do të stresohet goxha sidomos në përpunimin e imazheve nga dy kamerat nëf jalë. Megjithatënë këtë telefon spikat bateria prej 5,000 mAh e aftë të regjistrojë video 4K për 6 orë pandërprerje.

Ditën e djeshme Asus prezantoi Zenfone AR, një telefon dedikuar realitetit virtual me një kamër sencasionale prej 92 megapiksel fuqizuar nga Qualcomm Snapdragon 821. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>