Harduer

Asus Zephyrus është një laptop lojrash po aq i hollë sa edhe një MacBook Pro

Jul 11 2017
0 Shpërndarje
Quhet ROG Zephyrus dhe vjen me një dizajn të bukur i cili gjithashtu parandalon mbinxehjen e laptopit gjatë lojrave intensive. Asus Zephyrus është një laptop lojrash po aq i hollë sa edhe një MacBook Pro Photo Source: Asus

Asus nxori në shitje një laptop të ri lojrash i cili është po aq i hollë sa edhe një MacBook Pro por më i lirë dhe më i fuqishëm.

Quhet ROG Zephyrus dhe vjen me një dizajn të bukur i cili gjithashtu parandalon mbinxehjen e laptopit gjatë lojrave intensive.

Por mendojmë se nuk është momenti i duhur të krahasojmë laptopin e Asus prej 2,700 dollarësh me një MacBook Pro 2,800 dollarësh.

Ky i fundit ka shumë veçori që Zephyrus nuk i ka sepse janë ndërtuar për konsumatorë të ndryshëm. Por Zephyrus është një forcë e cila nuk duhet të nënvlerësohet falë dizajnit të hollë, performancës së fuqishme dhe operimi në zhurma minimale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>