Harduer

Asus prezanton pllakë të re për performancë të lartë

Aug 6 2010
0 Shpërndarje
Asus prezanton pllakë të re për performancë të lartë

Asus Rampage III Formula bazohet në çipsetin e Intel X58, që do të thotë se është i përshtatshëm me procesorët e rinj të Intel, Core i7 dhe gjithashtu veçohet me gjashtë module DIM për RAM DDR3 dhe tre module PCIe x16.

Pllaka amë Asus Rampage III Formula do të jetë pjesë e bashkësisë së produkteve të ASUS, ROG (Republic of Gamers) dhe do të sjellë me vete edhe një sistem zërimi Asus X-Fi2 SupremeFX.

Specifikat tjera në Asus Rampage II Formula përfshijnë USB 3.0, Intel Ethernet dhe përkrahje deri në 24GB RAM, si dhe përkrahje për SLi tre drejtimesh dhe CrosFireX.

Detajet rreth datës së paraqitjes apo çmimit nuk janë bërë të ditura.

Lajmet e fundit>