Harduer

Asus UM30

Dec 6 2009
0 Shpërndarje
Asus UM30

Ashtu si ‘paraardhësi’ i Apple, UM30 është i hollë dhe i lehtë, me 1.96 cm trashësi dhe një peshë prej 1.4 Kg. Pajisur me një Intel Core 2 Duo T9400 (2.5 GHz), display 13”, 3GB DDR2, një hard disk 320 GB (standarti i netbookëve të sotëm), ky kompjuter super i lehtë pajiset gjithashtu me Windows 7.

Krahasuar me alternativën e Asus, MacBook Air ka një processor Intel Core 2 Duo prej 1.86 GHz, 2GB RAM DDR3 (më pak memorie por më të shpejtë) dhe një hard disk më të vogël.

UM 30 ka filluar të shitet në japoni që prej datës 5 Dhjetor me një çmim prej 100 000 yen (rreth 750 euro), çka e bën atë gjithashtu rreth 300 euro më të lirë se MacBook Air.

Lajmet e fundit>