Vëzhgim

Ata që kanë iPad janë më të lumturit

Jul 30 2011
0 Shpërndarje
Ata që kanë iPad janë më të lumturit

IHS ka zbuluar në një studim se pronarët e Apple i japin një vlerësim tipik prej 8.8 pikësh, duke e bërë kështu një pajisje me rekomandim shumë të lartë në rreth. Në vendin e dytë renditet, prodhuesi i tabletëve shumë të lirë Zenithink, ndërsa pas saj Samsung, Archos dhe Motorola në pothuajse nivele të barabarta.

Në fund të listës janë vendosur edhe prodhuesit si Coby (7 pikë vlerësim), por edhe Toshiba me 6.7 pikë. Toshiba në fakt është munduar për muaj me radhë se do të rrëzojë superioritetin e iPad me paraqitjen e një produkti të jashtëzakonshëm, por në fund ajo që doli në skenë u paraqit me një lëshim të madh në sistemin e ndezjes prej fjetjes, dizajn të trashë dhe të rëndë, etj.

IHS ka thënë se prezenca e iPad në tregun e përgjithshëm të tabletëve tani sillet në 79.2 %, dhe 61 për qind veçse ishin të sigurt se do të qëndronin pranë dashurisë së tyre të parë, iPad.

Në fund të tabelës dolën prodhuesit tradicional të kompjuterëve me Windows, si Acer, Dell dhe HP, me tabletin e saj TouchPad. Në pyetjen se çka planifikojnë të blejnë në të ardhmen prej tabletëve që janë në treg, 50% e të anketuarve që veçse nuk kishin tablet u përgjigjën se do të blejnë një iPad. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>