Harduer

Ata që kanë syze optike nuk mund të përdorin Google Glass

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
Ata që kanë syze optike nuk mund të përdorin Google Glass

Google GlassMe sa duket, ata persona që kanë syze optike si një pjesë e përditshme e jetës së tyre nuk mund të përodrin Google Glass për shkak të dizajnit që ka kjo pajisje vetëm për njerëzit me shikim normal.

CNET i dërgoi një mesazh Jay Nancarrow të Google duke e pyetur lidhur me këtë problem, dhe morën një përgjigje duke thënë se nuk ka akoma një zgjidhje për këtë çeshtje.

Gjithsesi ka edhe lajme të mira në këtë aspekt, pasi Nancarrow përmendi se Google po krijon modele specifike të cilat do të jenë të krijuara për njerëzit që përdorin lente. Edhe pse nuk ka akoma një datë të saktë se rreth kur do të bëhen të disponushme, pajisja do lejojë më shumë njerëz ta përdorin atë.

Për ju që keni shikim normal sistemi do të jetë i disponueshëm për blerje para fundvitit për 1500 dollarë.

Google Glass tregon informacion direkt para syve tuaj dhe mund të jetë “produkti i madh” që po vjen dhe do të bëhet pjesë e së ardhmes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>