Lajmet

Atari feston 40-vjetorin e Pong me aplikacion të ri iOS

Dec 6 2012
0 Shpërndarje
Atari feston 40-vjetorin e Pong me aplikacion të ri iOS

Fansat e video lojës së famshme origjinale, klasikes Pong, festuan 40-vjetorin e saj. Nuk ishte loja më e sofistikuar, sidomos kur krahasohet me kryeveprat e grafikës në konsolat e sotme, por për miliona fëmijë shkolle të asaj gjenerate mbetet loja e preferuar e ping pongut.

Fansat e saj kanë festuar javën që shkoi 40-vjetorin e saj. Pong ishte video loja e parë e suksesshme që u hodh në treg. E zhvilluar nga inxhinieri Allan Alcorn dhe e hedhur në treg nga themeluesi i Atari, Nolan Bushnell.

Loja ishte në qarkullim zyrtarisht më 29 nëntor 1972 dhe mund të blihej vetëm dy vjet më vonë nga përdoruesit shtëpiakë.

Pong i dha jetë lojërave të tipit arcade që u përhapën shumë në vitet 1970 dhe 1980. Në kulmin e lojërave të tilla, në qarkullim ishin më shumë 150 mijë copë Pong me monedha.

Pong i dha sukses Atari-t dhe kompania hodhi në treg sistemin e saj klasik 2600, pesë vite pas debutimit të Pong. Pjesa tjetër është histori. Për të festuar këtë përvjetor, të enjten që shkoi Atari hodhi në qarkullim një version falas iOS të Pong të quajtur Pong World për një gjeneratë të re lojtarësh.

Ky aplikacion është pak më i avancuar se versioni i vitit 1972, me konfigurime dhe përditësime në stilin e gjuajtjeve, por koncepti është i njëjtë.

Atari zgjodhi zhvilluesin e lojërave zGames si fitues të konkursit të saj për aplikacionin Pong. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>