Biznes

AT&T ofron netbook për 49.99 dollarë

Apr 6 2009
0 Shpërndarje
AT&T ofron netbook për 49.99 dollarë

altKompania për wireless, AT&T  është duke ofruar netbooks me një çmim të ulët prej 49.99 dollarësh, ndërsa oferta vlen vetëm për Amerikë në qytetet e Atalanta dhe Philadelphia.

Problemi qëndron se blerësit duhet të nënshkruajnë një kontratë dy vjeçare me kompaninë AT&T për data service plan, shërbimet e së cilës fillojnë me 60 dollarë në muaj.

Çmimi i netbook është i mirë por çmimi i shërbimeve mund të mos jetë një blerje e mirë për çdokënd. Kompania bën të ditur se oferta është promovuese dhe në rast të dështimit të këtij eksperimenti, çmimet e harduerit mund të rriten ndërsa të zvogëlohen ato të netbooks

Meqë oferta vlen vetëm në dy tregje, duket se AT&T akoma është vetëm në fazën e testimit të kësaj oferte, ndërsa oferta mund të jetë e mirë, pasi netbooks kanë shpenzime të ulëta për konsumatorët.
 

Lajmet e fundit>