Siguri

Bllokohet qasja në atdhe.net

Feb 4 2011
0 Shpërndarje
Bllokohet qasja në atdhe.net

Në kuadër të listës së domenëve të konfiskuar nga ky departament janë edhe Channelsurfing.net, HQ-streams.com, HQstreams.net, Firstrow.net, Ilemi.com, Iilemi.com, Iilemii.com, Rojadirecta.org, dhe Rojadirecta.com.

Me mijëra njerëz, përfshirë edhe qytetarë nga Kosova e rajoni, kanë vizituar atdhe.net për të shikuar ngjarje sportive të drejtpërdrejta të pa pagesë. Sipas autoriteteve faqja ofronte qasje ilegale në transmetime të mbrojtura në të drejta autoriale dhe gjithashtu përfitonte përmes futjes së reklamave në kuadër të këtyre transmetimeve.

Zyrtarë të departamenteve përkatëse ligjore për mbrojtjen e  të drejtave autoriale kanë shprehur kënaqësinë e tyre me rastin e asaj që ndodhi sot, e padyshim që edhe ofruesit e shërbimeve kabllore, si IPKO në Kosovë që ofron mbi 10 kanale të dedikuara për ngjarje sportive, do të jenë gëzuar ndaj këtij fakti.

Por në anën tjetër reagimet prej përdoruesve të internetit anembanë botës nuk ishin edhe aq pozitive në këtë aspekt dhe shkurt pasi atdhe.net u pushtua nga forcat policore, u paraqitën disa thashetheme se faqja ka kaluar në domenin e ri atdhe.me, që më pas doli si jo e vërtetë. Ndërsa vet atdhe.net u paraqit me një domen të ri atdhenet.tv, duke paraqitur edhe një koment që thoshte se pasi autoritet policore të bllokojnë një ata do të paraqesin katër të tjerë në skenë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>