Lajmet

ATI rrit çmimet në kushtet e krizës dhe konkurencës zero

Nov 4 2009
0 Shpërndarje
ATI rrit çmimet në kushtet e krizës dhe konkurencës zero

“Për shkak të prodhimit të akseleruar të produkteve të serisë Radeon HD 5800 me qëllim që të arrijmë kërkesën e madhe ndërkohë që industria e kompjuterave, ende në rimëkëmbje po kufizon furnizimin tonë me disa pjesë, AMD po has kosto më të larta të memories, komponenteve dhe logjistikës. Ndërkohë që shumë produkte tonat ndikohen nga këro penalisime kostosh, ne po korrigjojme çmimin vetëm tek ATI Radeon HD5850 për momentin”, u prononcua zëdhënësi i kompanisë Jay Marsden.
Pas kaq shumë koësh që çmimet binin në rënie të lirë pa asnjë lloj frenimi, ishte kriuar pothuajse ideja se një ditë ato do të arrinin shifrën “0”. Por nuk ndodh kështu; pas deklarimit të javës së kaluar të TSMC (Taiëan Semiconductor Manufacturing Company) se efektiviteti i prodhimit të procesit 40nm kishte rënë përsëri në 40 përqind, një lëvizje e tillë ishte mëse e pritshme. Shumë e qartë kjo situatë bëhet nëse kërkoni të blini një adaptor grafik të prodhuar me këtë proces; në momentin që po shkruaj, të dyja modelet performuese të HD 5850 dhe 5870 janë të padisponueshme në ëëë.neëegg.com, një ndër faqet më popullore dhe padyshim ajo me çmimet më të mira të elektronikës kompjuterike në USA.
Gjithashtu ndihmë e madhe në këtë vendim të AMD është dhe fakti se kompania është për momentin prodhuesi i vetëm i GPU-ve kompatibël me DirectX11 dhe lojrat më të fundit të mbështetura nga kjo API dhe nuk po has asnjë lloj rezistence nga Nvidia, e cila pritet të shpalosi modelet e sajë DX11 vetëm në tremujorin e parë të vitit 2010.
Rreth $100 ndajnë për momentin HD5850 nga vëllai i madh HD5870 dhe sigurisht, $20 më shumë për secilën nuk do frikësojë shumë audiencën e këtij produkti në kufirin e $300, por do të jetë një bonus për AMD, e cila deri tani, i ka të gjitha shitjet e garantuara.

Lajmet e fundit>