Harduer

ATI Radeon HD 5670 – DirectX 11 për pak lekë

Jan 14 2010
0 Shpërndarje
ATI Radeon HD 5670 – DirectX 11 për pak lekë

Kohëve të fundit sigurisht keni përcjellë me vëmendje punën në arenën e grafikës së dekstopit të bërë nga AMD dhe duket se suksesi po vazhdon edhe me kartelën e re ATI Radeon HD 5670, e cila ofron përkrahje për DirectX 11 të Microsoft si dhe për teknologjinë Eyefinity Multi-Display, me një çmim prej vetëm 99 dollarë.

ATI Radeon HD 5670 ofron deri në 620 gigaFLOP-s fuqi kompjuterike në bashkëpunim me një ndërfaqe memorie GDDR5: AMD thekson se kartela mund të sjellë deri në 20 përqind performancë më të mirë sesa produkti më i afërt konkurrues në këtë kategori. Kartela gjithashtu ka teknologjinë ATI Stream që përshpejton transkodimin e videove dhe transmetimin e tyre (edhe në aplikacione Flash) si dhe ATI Eyefinity Technology që u lejon të lidhni deri në tri ekrane.

Kartela veçohet me një dalje Dual-Link DVI (rezolucioni maksimal 2.560 x 1.600 piksela), dalje DisplayPort (të njëjtin rezolucion), dalje HDMI 1.3 (max rezolucion 1.920 x 1.200 piksela), dhe dalje VGA (maksimum rezolucion 2.048 x 1.536 piksela).

Kartela konsumon gati 15 vat kur gjendet në punë normale ndërsa arrin në 64 vat kur punon me kapacitet të plot. Kartela përkrah Open GL 3.2, megjithëse driver-ët ende nuk janë skalitur për t’u ofruar në treg deri dikur më vonë gjatë këtij viti.

ATI Radeon HD 5670 do të duhej të ofrohet përmes dyqaneve tregtare dhe sistemeve të integruar brenda një periudhe të shkurtër – dhe nëse specifikat sjellin performancën të cilën po e pretendon AMD, atëherë kompania mund të ketë goditur në shenjë edhe një herë me një kartelë të lirë.

Lajmet e fundit>