Harduer

ATI Radeon HD 5970 – Kartela më e shpejtë në botë

Nov 18 2009
0 Shpërndarje
ATI Radeon HD 5970 – Kartela më e shpejtë në botë

Gjatë një konference të thirrur për lansimin e produktit të ri, Sasa Marinkovic, menaxhere e lartë e marketingut EMEA, përshkroi Radeon HD 5970 si “kartelën më të avancuar teknologjike, me dy GPU në botë”.

Kartela e re përmban dy GPU 40 nm në kombinim me 3.200 procesorë transmetues dhe 4.3 miliard transistorë. Të dy bërthamat, të cilat besohet të jenë të bazuara në kartelën mbresëlënëse Radeon HD 5850, kanë shpejtësi prej 725 MHz, dhe kartela gjithashtu përmban 2GB memorie GDDR5 me shpejtësi prej 1000 Mhz.

ATI deklaron se HD 5970 do të jetë një “produkt i shumë kërkuar nga entuziastët” falë performancës së saj “frymëmarrëse”, e cila përmban edhe mundësinë për të luajtur lojëra në rezolucion deri në 5.670 x 1.200, falë teknologjisë EyeFinity. DirectX 11 gjithashtu është i përfshirë si standard.

Megjithatë, ka shqetësime se konsumatorët do të jenë të detyruar të blejnë një shtëpizë të re për kompjuter për të akomoduar kartelën, që ka një gjatësi masive prej 33 centimetra (13 inç). Marinkovic theksoi se “çfarëdo shtëpize ATX do të duhej të jetë në gjendje të ketë hapësirë për HD 5970”, megjithëse ne qëndrojmë skeptik prapa kësaj deklarate.

Kartelë e fokusuar në argëtim

Marinkovic gjithashtu shfrytëzoi konferencën për të ngacmuar rivalin Nvidia, e cila së fundi është kritikuar rreth përqendrimit në GPUGPU në vend të performancës për lojëra. “Ne kemi pasur një cak në kokë, që ishte performancë më e shkëlqyer për lojëra” tha Marinkovic, vetëm disa javë pasi që CEO i Nvidia Jen-Hsun Huang, i pati quajtur kartelat e reja të firmës, Fermi “tërësisht revolucionare”.

ATI gjithashtu iu përgjigj akuzave se lansimet e mëhershme janë përcjellë me mungesa në furnizimi, dhe në këtë kontekst u paraqit menaxheri i produkteve  David Baumann, që siguroi entuziastët se prodhimi po përshpejtohet sa më shpejt që është e mundur, dhe se në treg gjenden me mijëra sosh, ku shumica prej tyre janë dërguar në Evropë. Kartela në SHBA do të shitet për një çmim prej 599 dollarë, kurse në Britani të madhe për 465 funte.

Në anën tjetër, Nvidia është duke u përgatitur të shpalos GPU-të Fermi gjatë javëve të ardhshme, së bashku me disa kartela të rangut të lartë për të cilat thuhet se janë gati për lansim – megjithëse modelet para-paraqitjes që u shfaqën në ngjarjen e fundit të kësaj kompanie, ishin mashtrime (shikoni këtu).

Lajmet e fundit>