Biznes

Atlassian blen zhvilluesin e aplikacionit të menaxhimit të detyrave Trello

Jan 9 2017
0 Shpërndarje
Atlassian, kompania pas HipChat dhe softuerit JIRA, është në bisedime për blerjen e Trello, kompaninë pas aplikacionit të produktivitetit me të njëjtin emër. Atlassian blen zhvilluesin e aplikacionit të menaxhimit të detyrave Trello

Marrëveshja e cila pritet të finalizohet në fund të këtij tre mujori kap shifrat e 425 milion dollarëve. Trello ka më shumë se 19 milion përdorues.

Në mesin e konsumatorëve gjenden Google, PayPal, Kickstarter dhe Pixar. Sistemi i kartave zhvilluar nga Trello është intuitiv dhe i lehtë për tu përdorur. Aplikacioni është popullor në mesin e ekipeve të shitjeve, marketingut, departamenteve ligjore etj.

Themeluar në 2011, kompania përfitoi një investim prej 10.3 milion dollarësh ngaspark Capital dhe Index Ventures. Atlassian, një kompani 14 vjeçare, ka blerë mëse 20 kompani të tjera deri më sot. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>