Softuer

Atomic Games prezanton titullin e ri Breach

Jan 29 2011
0 Shpërndarje
Atomic Games prezanton titullin e ri Breach

Atomic Games, ka një histori të gjatë të krijimit dhe dizajnimit të simulacioneve ushtarake, relevante dhe të nevojshme për disa agjenci në SHBA dhe Breach nuk bënë përjashtim këtu duke sjellë me vete një koncept të ri të shkatërrimit të ambientit rrethues të lojës, në natyrën e një FPS.

Kjo do të thotë me fjalë të tjera se ju do të jeni në gjendje të shkatërroni tërësisht çfarëdo strukture në lojë apo t’i përdorni ato për tu mbrojtur përkohësisht sepse plumbat do të jenë në gjendje që gradualisht të depërtojnë secilin material.

“Duke përdorur teknologji të krijuar për tituj si Six Days in Fallujah, Breach sjell veçori që askush nuk mund t’i arrijë. Sistemi ynë i shkatërrimit dhe mbrojtjes do të ndryshojë tërësisht mënyrën sesi luhen lojërat” tha Peter Tamte nga Atomic Games, për Devicemag. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>