Harduer

AT&T nxjerr në treg një orë inteligjente për fëmijë

Nov 9 2014
0 Shpërndarje
AT&T nxjerr në treg një orë inteligjente për fëmijë

filip-2Fëmijët tuaj mund të jenë në një moshë shumë të vogël për të përdorur një Moto 360 ose Pebble, por kjo nuk do të thotë që ata nuk e kanë të nevojshme një orë inteligjente në kyçin e tyre. Kompania e njohur amerikane AT&T ka nxjerrë në treg FiLip 2, pasardhës i pajisjes për lokalizimin e fëmijëve që u lançua vitin që shkoi.

Ky version i ri është më i lehtë për tu përdorur nga prindërit në instalimin e aplikacioneve të reja dhe më i përshtatshëm për jetën e përditshme. Sipërfaqja e ekranit është forcuar për ti bërë ballë gërvishtjeve dhe dëmtimeve të tjera, ndërsa rripi është më i rehatshëm e i butë. Funksioni kryesor i kësaj ore inteligjente është lokalizimi në mënyrë që prindërit të jenë gjithmonë në dijeni për vendndodhjen e fëmijëve të tyre. Nëse doni ta keni mund ta blini atë për 100$ dhe 10$ në çdo muaj për të shtuar atë në planin e smartfonit tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>