Harduer

Audi do të investojë 10 miliard Euro në makinat elektrike

Jul 31 2017
0 Shpërndarje
Audi, një prej filialeve më fitimprurëse të grupit Volkswagen, planifikon të sjellë pesë modele të reja makinash elektrike duke filluar nga 2018-ta. Audi do të investojë 10 miliard Euro në makinat elektrike

Audi do të shkurtojë kostot me 10 miliard Euro deri më 2022 për të financuar makinat elektrike raporti agjencia e lajmeve Reuters.

Audi, një prej filialeve më fitimprurëse të grupit Volkswagen, planifikon të sjellë pesë modele të reja makinash elektrike duke filluar nga 2018-ta.

Shkurtimi i shpenzimeve mund të vijë nga ulja e kostove në kërkim dhe zhvillim. Audi gjithashtu kërkon lirimin e fondeve për të investuar në drejtim të teknologjisë me 0 emëtime karboni në atmosferë.

Kjo platformë do të zhvillohet në bashkëpunim me Porsche. Audi ishte një prej prodhuesve më të prekur nga skandali i emëtimeve të motorëve me naftë në Shtetet e Bashkuara.

Shtatë ekzekutivë pritet të largohen në një të ardhme të afërt. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>