Lajmet

AUK do të organizojë një konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Femrës në TIK

Apr 22 2015
0 Shpërndarje
AUK do të organizojë një konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Femrës në TIK

AUK A U KDita Ndërkombëtare e Femrës në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit(TIK) manifestohet çdo vit në të Enjten e fundit të Prillit në 140 shtete të botës. Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Femrave në TIK mbahet me 23 Prill. Iniciativa e Femrave në TIK është një përpjekje me karakter global që synon të ndërgjegjësojë dhe inkurajojë femrat e reja për ndjekjen e studimeve ku në qëndër të vëmendjes kanë sektorin e teknologjisë së informacionit. Për Kosovën, kjo është hera e parë që manifestohet një organizim i tillë dhe për të shënuar këtë ditë të veçantë do të mbahet një konferencë organizuar nga A.U.K dhe partnerët duke shënuar fillimin e një paradigme të re në sektorin e TIK-ut.

 A.U.K. në bashkëpunim me EYE – Enhancing Youth Employment dhe USAID’s Empower Private Sector është duke implementuar projektin Female in IT (Femrat në Teknologji) i cili ofron trajnim dhe çertifikim per 70 vajza të reja në tri profile të ndryshme: Teknik Ndihmës i Kompjuterit, Administrator i Sistemeve dhe Rrjetit dhe Zhvillues i Softuerëve dhe Aplikacioneve. Konferenca është një nga elementet e projektit që synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me mundësitë e femrave në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit përmes inspirimit të tyre me histori suksesi të personave në profesion, si dhe të nxisë mundësi bashkëpunimi në mes të femrave të trajnuara dhe punëdhënësve aktual në këtë sektor.

Kjo konferencë do të mbahet ditën e nesërme me një axhendë që fillon nga ora 9:30 dhe përmbyllet në orën 12:00. Evenimenti do të organizohet në Auditorin e Universitein Amerikan në Kosovë (AUK).

Nuk kanë qenë të pakta iniciativat që kanë si synim inkurajimin e femrave në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Për shembull kemi rastin e konkursit mbarëkombëtar të Albanian ICT Awards i cili këtë vit ka rezervuar gjithashtu një çmim posaçërisht për femrat e suksesshme në TIK.

AUK tashmë është partner tradicional i konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards dhe partneriteti ndermjet ICTSmedia dhe AUK do të vazhdojë të intensifikohet edhe në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>