Lajmet

AUK IT Festival 2011 me 15 dhe 16 prill në Prishtinë

Apr 14 2011
0 Shpërndarje
AUK IT Festival 2011 me 15 dhe 16 prill në Prishtinë

Facebook ishte vendi ku në rend të parë kuptuam në lidhje me ngjarjen që po përgatitet për komunitetin e IT-së në Kosovë, dhe duket se dita e paralajmëruar për një Firefox 4 Launch Party me datën 15 prill ka qenë edhe një prej arsyeve shtytëse që të organizohet diçka më e madhe apo një lloj mini-konference.

Në bazë të agjendës së shpalosur aty thuhet se në panel diskutimi para audiencës pritet të marrin pjesë Akan Ismaili, ish shef ekzekutiv i IPKO, Robert Erzin shef ekzekutiv i tanishëm i IPKO si dhe Shyqri Haxha shef ekzekutiv i PTK-së.

Gjatë mbrëmjes do të bëhet lansimi zyrtar i Firefox 4 në Kosovë, që pritet të udhëhiqet nga Tristan Nitot, drejtor ekzekutiv i Mozilla Europe, dhe pas tij sipas agjendës do të ketë disa prezantime në lidhje me Firefox 4 nga ana e FLOSSK.

Në ndërkohë gjatë ditës së parë të mbajtjes së mini-konferencës pra prej datës 15 prill në nga ora 14:00 në Ambientet e Universitetit Amerikan në Kosovë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shohin edhe disa prezantime tjera që kanë të bëjnë me sisteme të menaxhimit të përmbajtjeve, softuer me kod të hapur për rrjet, programim në IT, etj.

Në ditën e dytë, përkatësisht me 16 prill prej orës 12:00 deri në 17:30, do të organizohet një ekspozitë projekteve të studentëve të Teknologjisë Informative të AUK. Nëse jeni të interesuar të kuptoni më shumë kërkoni për “AUK IT Festival 2011” në Facebook, dhe do të kuptoni edhe më në detaje agjendën. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>