Lajmet

AUK TDI vazhdon të sjellë trajnime të reja profesionale në Kosovë

Sep 22 2010
0 Shpërndarje
AUK TDI vazhdon të sjellë trajnime të reja profesionale në Kosovë

AUK TDI (American University in Kosovo – Training & Development Institute) ofron programe të shumta të fushës së IT-së për të gjithë ata që janë të interesuar në zhvillimin e aftësive të tyre kompjuterike, duke sjellë në këtë mënyrë IT kuadro konkurruese profesionale në treg dhe në të njëjtën kohë duke kontribuar në rritjen e stabilitetit ekonomik në rajon.

IT programet e AUK TDI përfshijnë trajnime në këto kurse: ECDL – European Computer Driving License, IT Essentials: PC Hardware and Software, CCNA – Cisco Certified Network Associate, CCNP- Cisco Certified Network Professional, Java Programmer Course, Creative Digital Imaging with Photoshop dhe Game Programming Design and Development Course

Ndërsa përveç këtyre trajnimeve profesionale të lartpërmendura AUK ka filluar edhe me dy trajnime të reja profesionale në lëmin e rrjetave kompjuterike. CCNA Security, është njëra prej këtyre trajnimeve që është e koncentruar në sigurinë e rrjetave, kurse CCNP – trajnimi tjetër – ka përfituar tri trajnime të reja të cilat janë: CCNP Route – ekspert për routing, CCNP Switch – ekspert për switching dhe CCNP TSHOT – ekspert për troubleshooting.

Drejtori i AUK TDI, z. Visar Jasiqi ka bërë të ditur për PCWorld Albanian se është riaktivizuar edhe Microsoft IT Academy. “Përveç trajnimeve të reja profesionale që kemi sjellë në kuadër të programit të pasur të trajnimeve në AUK TDI, është riaktivizuar edhe Microsoft IT Academy, megjithëse aty ende nuk është filluar me trajnime”.

Lajmet e fundit>