Blog

Australia vendi i parë në botë me sisteme biometrike në pikat e kalimit kufitar

Jan 24 2017
0 Shpërndarje
Qeveria Australiane ka planifikuar të vërë në funksion një sistem të kalimit kufitar i cili është i pavarur nga kontrollit njerëzor. Australia vendi i parë në botë me sisteme biometrike në pikat e kalimit kufitar Photo Source: AFP

Ky sistem i cili do të bëjë të mundur kalimin e 90% të udhëtarëve pa një pasaportë pritet të jetë funksional brenda vitit 2020.

Një investim prej 100 milion dollarësh, autoritetet janë në kërkim të një kompanie teknologjike e cila do të ofrojë sistemet e verifikimi biometrik si njohja përmes fytyrës, irisit dhe shenjës së gishtit.

Ky do të ishte rasti i parë i implementimit të një sistemi të tilla dhe kureshtja e kritikëve rreth privatësisë që ofron nuk ka munguar.

Projekti pilot do të aplikohet fillimisht në Kanberra në Verën e këtij viti dhe brenda 2019-ës të gjitha aeroportet e vendit do të përfitojnë nga avantazhet e tij.

Megjithatë ekspertja e sigurisë Katina Michael tha për gazetën britanike the Guardian se kjo teknologji përbën rrezik për privatësinë e qytetarëve.

“Edhe sikur të funksionojë, a mendoni se është e drejtë imponimi i një sistemi të tillë për të gjithë popullsinë pa i pyetur fare ato?” ishte qëndrimi i saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>