Vëzhgim

Australiani akuzohet për hyrje të paligjshme në broadbend

Jul 28 2011
0 Shpërndarje
Australiani akuzohet për hyrje të paligjshme në broadbend

David Cecil, 25 vjeçar, ishte ngarkuar në një gjykatë në shtetin New South Wales me hyrje në shërbimin e Rrjetit Broadbend Kombëtar dhe shumë biznese të tjera dhe uebfaqe në Australi dhe jashtë, që nga maji.
Policia tha të mërkurën që nuk kishte dyshim për ndonjë vjedhje të të dhënave personale.

Hetimet filluan në janar, kur Universiteti i Sidneit raportoi që uebfaqja e vet ishte sulmuar.

Cecil ka qenë nën përkujdesin policor që kur u arrestua në shtëpinë e tij në Cowra, në mbrëmjen e të martës. Paraqitja e tij e ardhshme në gjykatë do të jetë gjatë të premtes.

Përpara se të dëgjohej deklarata e gjykatës, menaxhuesi i Policisë Federale Australiane, Grant Edwards, u tha gazetarëve që Cecil “do të mund të kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën kombëtare të Australisë duke sulmuar Rrjetin e Broadbendit Kombëtar.”
Cecil ngarkohet për një ndryshim të të dhënave për të shkaktuar dëmtim. Nëse dënohet, i pandehuri do të ketë 10 vjet heqje lirie.

Ai ngarkohet me 48 akuza për qasje të paautorizuar në të dhënat e cenuara. Secila nga këto akuza përcillet me 2 vite burgim.
Policia tha që kishte edhe akuza të ngjashme për njerëz të tjerë dhe më shumë sulmues të tillë do të mund të arrestohen

“Hakimi keqdashës i kompjuterëve nuk do të jetë i toleruar” tha Minstri për Çështjet Shtëpiake dhe të Drejtësisë, Brendan O’Connmor, në një deklaratë. “Krimi i tillë paraqet një rrezik serioz për ndërmarrjet dhe në rastet më të këqija mund të kërcënojë sigurinë dhe mirëqenien ekonomike.”
Cecil përdori pseudonimin “Evil”, ndërsa shkathtësitë e tij në teknologjinë informative ishin të vetëmësuara.

“Ne do të dyshojmë që ai është i motivuar nga egoizimi në hakimin e tij të jashtëligjshëm dhe duke vërtetuar shkathtësitë e tij pas ankimeve që ai nuk mundi që të punësohej në industrinë IT” tha Edwards.
Shefi i hetimit të këtij rasti, inspektori policor Brad Marden, tha që aktiviteti kryesor i dyshuar ishte më tepër për “të fshirë dhe dëmtuar sistemet se sa të marrë informacionin.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>