Lajmet

Auto Speaker, aplikacioni që aktivizon automatikisht altoparlantin e celularit

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Auto Speaker, aplikacioni që aktivizon automatikisht altoparlantin e celularit

E keni parasysh momentin kur jeni duke folur në celular dhe dëshironi të aktivizoni altoparlantin e tij?

Ndërkohë që ju duhen disa sekonda për ta gjetur personi tjetër është duke folur dhe për disa momente ju shkëputeni nga biseda.

Auto Speaker funksionon në sfond pikërisht për të eliminuar këtë problem.

Sapo aplikacioni instalohet, ai do të përdorë sensorët për të aktivizuar automatikisht altoparlantin kur ju largoni telefonin nga veshi.

Po ashtu, ka edhe një buton në ekran që ju mundëson të çaktivizoni aplikacionin për thirrje të caktuara si dhe një opsion ku mund ta vendosni vetë kohën e aktivizimit të altoparlantit, për të mënjanuar aktivizimin e tij ndërsa e kaloni telefonin nga një vesh në tjetrin.

Aplikacioni ia vlen për ata që i japin makinës shpesh dhe marrin shumë telefonata gjatë kësaj kohe.

Në këtë mënyrë eliminoni heqjen e vëmendjes nga rruga për të gjetur butonin e altoparlantit.

Fatkeqësisht, aplikacioni nuk ka një opsion që ta bëjë një telefonatë të fillojë menjëherë me altoparlant. Atë mund ta gjeni pa pagesë në Google Play Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>