Softuer

AutoCAD do të paraqitet për Mac OS X

Aug 31 2010
0 Shpërndarje
AutoCAD do të paraqitet për Mac OS X

AutoCAD sot ka më shumë se 10 milion përdorues anembanë botës, dhe shumë përdorues kanë kërkuar një version për Mac. E më në fund kjo kërkesë duket se u plotësua, dhe se çmimi për të do të mbetet i njëjtë si për versionin për Windows, përkatësisht rreth 4.000 dollarë.

”Apple është jashtëzakonisht e lumtur që po sjellë AutoCAD sërish tek Mac dhe ne mendojmë se ky mund të quhet lirisht kombinimi i përkryer për miliona inxhinierë dhe dizajner profesional” tha zëvendës-presidenti i Apple për Marketing të Produkteve Globale, Philip Schiller.

AutoDesk gjithashtu ka bërë të ditur se ata do të lansoi një aplikacion për shikim të skedarëve të AutoCAD, me bazë në sistemin operativ iOS, që do të quhet AutoCAD WS, dhe ajo do t’ju mundësojë përdoruesve të shikojnë dhe të bëjnë përmirësime të vogla në dizajnet e tyre, në iPad dhe iPhone.

Lajmet e fundit>