Biznes

Autodesk blen shërbimin Pixlr

Jul 19 2011
0 Shpërndarje
Autodesk blen shërbimin Pixlr

Aspektet financiare të transaksionit nuk janë bërë të ditura, por Autodesk thekson se transaksioni nuk pritet të ketë ndonjë ndikim në parashikimet e saja financiare të publikuara së fundit. 

Pixlr, që ka filluar punën e saj në Suedi në gusht të vitit 2008 dhe themeluesja  e së cilës është Ola Sevandersson që tani i është bashkuar Autodesk-ut, ofron vegla të shumta me bazë në cloud për editim të fotografive. Veglat e kompanisë janë krijuar si të tilla për t’ju mundësuar joprofesionistëve të krijojnë, editojnë dhe shkëmbejnë fotografi online përmes rrjeteve sociale si Facebook apo Flickr. 

Për Autodesk, blerja ka qenë një mënyrë për të zgjeruar linjën e saj të produkteve për konsumatorë me mundësi të editimit të imazheve. Autodesk SketchBook Pro për desktop tani do të jetë në gjendje të lexojë dhe shkruaj imazhe në format si PXD, dhe të shkëmbejë skedarë duke ruajtur layer’at.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>