Softuer

AutoDesk Homestyler, dizajn i lehtë 3D pa pagesë

Apr 16 2010
0 Shpërndarje
AutoDesk Homestyler, dizajn i lehtë 3D pa pagesë

Çka ka të re në HomeStyle? Ndryshimi më i madh është se tani ju mund të bëni edhe dizajnimin e terrenit, gjë që është pritur mjaft shumë se do të shtohej në Dragonfly gjatë majit të vitit të kaluar. Tërhiqni dhe lëshoni pemë, kaçube dhe veçori të ujit në planet tuaja për të zbukuruar hapësirën rrethuese të objektit. Përveç kësaj në ofertë ka edhe mbulesa të ndryshme gurë dhe rërë, si dhe opsionet për bari gjithashtu janë në ofertë.

Si shtesë ndaj përmirësimeve në vetë programin e dizajnit, AutoDesk ka shtuar më shumë opsione për kyçje kështu që ju nuk keni nevojë që të krijoni një llogari tjetër të webit. Tani ju mund të kyçni duke përdorur kredencialet tuaja nga Google, Facebook, Windows Live apo Yahoo!.

Krijimi i dizajneve të shkëlqyera është ende i lehtë sikurse në Dragonfly. Tërhiqni dhe lëshoni dhomat, ndryshoni madhësitë e tyre, vendosni orendi, zgjidhni veçoritë dhe më pas kaloni në 3D për të pasur një pamje më reale të punës suaj.

HomeStyler është pa pagesë dhe i lehtë për tu shfrytëzuar, nuk ka nevojë për shkarkim, thjeshtë hapni shfletuesin tuaj më favorit dhe filloni të krijoni dizajnet tuaja të shëtisë. Pasi që është me bazë në web, secili mund ta përdor, pavarësisht nëse keni Windows, Mac apo Linux.

Lajmet e fundit>