Siguri

Automjetet, fronti i radhës për hakerë

Sep 4 2010
0 Shpërndarje
Automjetet, fronti i radhës për hakerë

Natyrisht, automjeti nuk paraqet një cak të prioritetit të lartë për shumicën e hakerëve, por ekspertët e sigurisë thonë për CNET se hakimi i automjeteve ka filluar të bëjë kalimin nga teoria në praktikë, falë teknologjive pa tela dhe kompjuterëve të shtuar në numër që e bëjnë automjetin më të sigurt, me efikas në shpenzim dhe më modern.

“Tani ka sisteme të kompjuterizuara dhe të cilat kanë kontroll mbi komponentet kritike të automjetit si gasi, frenat, etj” tha Adriel Desautels, shef i lartë i teknologjisë dhe president i NetraGard, që bënë testime të llojllojshme për këto sisteme. “Ka një besueshmëri të papjekur në teknologjinë”.

Shpesh inovacionet dizajnohen për të përmirësuar sigurinë e automjeteve. Për shembull, pas tërheqjes së gomave Firestone që po dështonin në Ford në vitin 2000, Kongresi ka vendosur ligjin TREAD që ka kërkuar sisteme monitoruese për matje të presionit të gomave (TPMS) që të instalohen në automjetet e reja në mënyrë që të paralajmërohet ngasësi nëse goma ka rënie të presionit.

Sistemi monitorues pa tela i presionit të gomave, që gjithashtu quhet një mënyrë për të rritur efikasitetin e shpenzimit të derivateve, komunikon përmes një transmetuesi me radio valë tek një njësi kontrolluese e presionit të gomave që dërgon komandat tek kompjuteri kryesor i automjetit përmes Controller-Area Network. Busi CAN, që lejon elektronikën të komunikojë me njëra-tjetrën përmes sistemit OBD-II (On-Board Diagnostics) më pas është në gjendje të shfaq një mesazh paralajmërimi në ekranin e automjetit. 

Hulumtuesit pranë Universitetit të Kalifornisë Jugore dhe Universitetit Rutgers kanë testuar dy sisteme të monitorimit të presionit në goma dhe kanë gjetur disa lëshime të sigurisë. Ata ishin në gjendje të ndiznin dhe fiknin sinjalizimet për presion të ulët në goma, nga një automjet tjetër me një shpejtësi udhëtimi prej mbi 80 km/h dhe në distancë prej 40 metra, e përveç kësaj duke përdorur pajisje me kosto të ulët. Këtu mund të shihni një video.

Hulumtuesit kanë theksuar se nuk kanë për qëllim të jenë alarmant, por ata theksojnë se ka vrima sigurie dhe duhet të paralajmërohet industria në mënyrë që ato të arnohen. Në hulumtime tjera janë gjetur edhe lëshime për futjen në makinë pa ndihmën e çelësit, lëshime në rrjetin e brendshëm komunikues mes kompjuterëve në makinë, etj.

Njësitë kontrolluese të motorit (ECU)

Këto bënë paraqitjen e parë në vitin 1970 si rezultat i disa rregullave të paraqitura në atë periudhë në mënyrë që të rritet efikasiteti i shpenzimeve të derivateve dhe të zvogëlohet ndotja e ambientit, duke përshtatur përzierjen e derivateve me oksigjen para ndezjes. Qysh prej asaj kohe këto sisteme janë integruar virtualisht në çdo aspekt të funksionimit dhe diagnostifikimit të automjetit, duke përfshirë gasin, transmisionin, frenat, klimën, dritat, argëtimin, e kështu me radhë.

Por hulumtuesit e sigurisë po paralajmërojnë se dizajnerët e automjeteve janë duke u ngutur në futjen e teknologjisë, dhe duhet të kenë në rend të parë sigurinë në mendje. Ata thonë se tani për tani rreziku më i madh është në teori, por ka potencial të madh që ky rrezik të paraqitet edhe në praktikë.

Sipas Jim Buczkowski, drejtor i përgjithshëm i sistemeve elektrike dhe elektronike për Ford Sync, thekson se kompania në të cilën ai punon përdor modele sigurie që përdorin njerëzit e IT-së për të mbrojtur rrjete të ndërmarrjeve.

Sebastian Zimmermann, drejtor i definimit të produkteve dhe planifikimit të grupeve pranë Genivi Alliance, thekson se prodhuesit duhet të krijojnë pajisje të brenduara dhe duhet të shfrytëzojnë mekanizmat e sigurisë të ofruara në Linux, sistemi operativ me kod të hapur në të cilin bazohet platforma për automjete “Infotainment”,

“Auto prodhuesit janë duke i kuptuar rreziqet dhe po i trajtojnë ato me seriozitet. Është me rëndësi që ata po gjejnë një balanc mes hapjes së sistemit dhe sigurisë” theksoi ai.

Por në anën tjetër ka edhe disa probleme të reja që po paraqiten, përkatësisht në automjete të policisë dhe në autobusë të shkollave, janë vendosur kamera që po shkaktojnë rreziqe sigurie dhe shkelje të privatësisë. “Ka pasur raste kur jemi qasur prej së largu në kamerat e automjeteve të policisë dhe kemi parë pamje transmetimi nga ato. Kjo ka treguar lëshimet në këto sisteme” Finsterre nga Neragard. Ai thekson se teknologjia po inkorporohet në automjete me fishkëllima e entuziastëm, por siguria po lihet anash.

Lajmet e fundit>