Vëzhgim

Automjetet që “komunikojnë” së shpejti në mesin tonë

Jan 31 2011
0 Shpërndarje
Automjetet që “komunikojnë”  së shpejti në mesin tonë

Wired.com ka pasur rastin që të shoh për së afërmi këtë teknologji në përpunim e sipër tek prodhuesi Ford, dhe sipas tyre automjetet e këtij prodhuesi janë në gjendje të komunikojnë mes vete në distanca të caktuara me një sistem që do të evitojë aksidentet. Sistemi në fjalë përdor GPS dhe sinjale wi-fi të emetuara 10 herë në sekondë për të ofruar një shikim 360 shkallë përreth automjetit. Kur sistemi detekton një rrezik – për shembull dikë që kapërcen në dritën e kuqe në një udhëkryq – ai paralajmëron ngasësin.

“Ford beson se automjetet inteligjente që bisedojnë mes vete në forma më të avancuara të Wi-Fi janë fronti i ri i inovacioneve të evitimit të aksidenteve që mund të revolucionojnë eksperiencën e drejtimit të automjetit” tha për Wired.com Sue Cischke, zëvendës president i Ford për qëndrueshmëri , ambient dhe inxhinieri të sigurt.

Por ka edhe kompani tjera që po marrin pjesë në projekte të këtilla. Volvo për shembull së fundi mori pjesë në testimin e parë të suksesshëm të “trenit të rrugës”. Trenat e rrugës, veçohen me automjete të pajisura me sensor që monitorojnë distancën, shpejtësinë dhe drejtimin e automjetit të parë në rend dhe imitojnë veprimet e tij. Automjetet gjysmë-autonome në fakt ndjekin një automjet udhëheqës që drejtohet nga një ngasës profesional.

“Rreshtimi  është një shikimi paraprak i asaj që do ta shohim në të ardhmen si siguri në rrugë, shfrytëzim më të mirë të tyre, komfor më i mirë në drejtim të makinës  dhe reduktim i shpenzimeve të derivateve dhe natyrisht CO2-it” tha Tom Robinson, lider i projektit Safe Road Trains for the Environment.

Audi në anën tjetër, është duke lansuar një projekt 3 vjeçar të quajtur “Audi Urban Intelegjent Assist”. Prodhuesi Gjerman, përmes Laboratorit Hulumtues të Elektronikës në Silicon Valley, dëshiron të lidh ngasësit me rrugën përmes automjeteve të konektuara për të  lehtësuar koncentrimin, dhe për të rritur sigurinë dhe kursyer kohën në trafik.

Realisht të gjitha këto teknologji do të bëjnë që në të ardhmen ngasësit të kursejnë kohë gjatë lëvizjes prej një pike në një pikë tjetër, dhe gjithashtu të reduktohen aksidentet, bllokadat në trafik, lodhjet e panevojshme, të bëhen kursime të derivateve, reduktime të CO2-it, etj.

Ford është një kompani që ka punuar për 10 vite në këtë drejtim dhe një palë makina Ford Taurus që do të paraqiten nga ky prodhues, pritet të demonstrojnë teknologjinë dhe të mundësojnë zhvillim të mëtutjeshëm të saj. Kompania ka pohuar se puna në automjete inteligjente është dyfishuar, por specifika më të detajuara nuk ka. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>