Biznes

Autoritetet Amerikane akuzojnë Qualcomm për abuzime me pozitat dominuese

Jan 18 2017
0 Shpërndarje
Qualcomm, prodhuesi më i madh në botë i procesorëve mobil, ka detyruar Apple që të përdorë ekskluzivisht produktet e tij në shkëmbim të kostove më të ulëta, thanë autoritetet Amerikane. Autoritetet Amerikane akuzojnë Qualcomm për abuzime me pozitat dominuese Photo Source: Getty Images

Kjo marrëveshje është vetëm një rast ku Qualcomm akuzohet për abuzim me pozitat dominuese në treg. Kompania reagoi duke mohuar akuzat me pretendimin se kjo çështje kishte të meta.

Komisioni Federal Tregtar akuzon Qualcomm për praktika të pandershme në mënyrën sesi licenson teknologjinë e saj, kryesisht të procesorëve të cilët përdoren gjerësisht në paisjet mobile.

Qualcomm siguron fitimet përmes honorareve mbi teknologjinë e procesorëve. Komisioni tha në një qëndrim se Qualcomm “ka përdorur pozitat dominuese si furnizues madhor i procesorëve mobil për të aplikuar terma antikompetitiv të licensimit ndaj prodhuesve të telefonëve duke dëmtuar konkurrentët.

Sipas Komisionit, patentat që Qualcomm kërkonte nga klientët përdoreshin në masë dhe duhej të licensoheshin në terma të ndershëm dhe jo diskriminues. Apple përfshihet në këtë çështje nëpërmjet procesorëve të përdorur në iPhone dhe iPad që nga 2011.

Padia vijonte me qëndrimin se “Qualcomm e dinte se konkurrenti i cili fitonte besimin e Apple do të bëhej më i fuqishëm dhe kështu përdori ekskluzivitetin ndaj disa teknologjive të caktuara për të ndaluar një bashkëpunim të mundshëm mes Apple dhe konkurrentëve.”

Aksionet e Qualcomm ranë me 4% menjëherë pas bërjes publike të padisë. Në 2015-ën kompania pagoi 975 milion dollar autoriteteve Kinez pas një beteje ligjore 14 mujore. (PCWorld Albanian)

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>