Harduer

Autoritetet Amerikane leje për testimin e makinave automatizuara për Apple

Apr 15 2017
0 Shpërndarje
Lajmi erdhi nga autoritetet Amerikane ditën e Premte duke ku thuhej se Apple kishte të drejtë të testonte tre makina të prodhuara nga Lexus. Autoritetet Amerikane leje për testimin e makinave automatizuara për Apple Photo Source: Reuters

Apple i është dhënë leja për të filluar testimin e makinave me sistem vetëdrejtimi në rrugët e Kalifornisë.

Ambicjet e Apple në projektet e automobilave nuk janë diçka e re për publikun pavarësisht se kompania nuk ka konfirmuar asnjëherë zyrtarisht një projekt të tillë.

Lajmi erdhi nga autoritetet Amerikane ditën e Premte duke ku thuhej se Apple kishte të drejtë të testonte tre makina të prodhuara nga Lexus.

Kompania nuk ka komentuar mbi lajmin përveç interesit të shprehur për këtë teknologji vitin e kaluar. Spekulimet kanë qenë të shumta me sugjerime se Apple ka filluar ndërtimin e një prototipi me emrin e koduar Titan. Raportohej se kompania kishte punësuar 1,000 vetë për zhvillimin e projektit. /CIO Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>