Lajmet

Autoritetet apo protestat në Rusi e rrëzuan kanalin “Ustream”?

May 11 2012
0 Shpërndarje
Autoritetet apo protestat në Rusi e rrëzuan kanalin “Ustream”?

Ustream është duke kaluar përgjatë fazës për të cilën shefi ekzekutiv i saj, Brad Hunstable, thotë është “sulmi më i madh dhe më i koordinuar DDoS (distributed denial-of-service attack) që Ustream ka parë ndonjëherë” dhe skuadra pothuajse është sprapsur. Sulmi është përfolur që të jetë si një përpjekje për të ndaluar një gazetar me nënshtetësi ruse që të raportojë rreth protestave në vend.

“Ne jemi një biznes, ne humbëm shumë para sot,” tha Hunstable në një invervistë me VentureBeat. “Kjo ishte në një shkallë që unë nuk jam i sigurt nëse shumë uebfaqe do të ishin në gjendje t’i kundërpërgjigjeshin. Ky ishte njëri prej sulmeve më të mëdha për refuzim të shërbimit në internet.”

Një sulm për refuzim të shërbimit është kur një individ ose grup individësh mundohen që t’i qasen një uebfaqeje në një shpejtësi shumë të madhe, duke e bllokuar rrjetin dhe duke e rrëzuar uebfaqen edhe ashtu të ngarkuar. Hunstable dhe skuadra e tij në Ustream kanë pasur të bëjnë me sulmet paraprake për refuzim të shërbimit që iu përkisnin gazetarëve që kishin paraqitur video të protestave në Rusi që nga rizgjedhja e Vladimir Putinit si kryetar. Dy sulmet e para DDOS, që ndodhën më 6 dhjetor 2011 dhe 6 janar 2012, nuk e kishin një shkallë të dëmtimit të këtillë sa sulmi i kryer së fundi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>