Lajmet

Autoritetet Britanike të shqetësuara për përdorimin e Kaspersky nga institucionet shtetërore

Dec 2 2017
0 Shpërndarje
Përdorimi i Kaspersky është i ndaluar për institucionet shtetërore në SHBA pas shqetësimeve se softueri i kompanisë mund të përdoret për përgjim nga autoritetet Ruse. Autoritetet Britanike të shqetësuara për përdorimin e Kaspersky nga institucionet shtetërore

Agjencia Britanike e sigurisë kibernetike paralajmëroi ditën e Premte institucionet shtetërore të cilat përdorin antiviruse të kompanive Ruse duke vënë përsëri në shënjestër Kaspersky Lab.

Në një letër dërguar departamenteve shtetërore, drejtori i Qendrës Britanike për Siguri kibernetike, tha se antiviruset e krijuar nga kompani Ruse nuk duhet të mbahen në sistem të cilat kanë informacione që mund të dëmtojnë sigurinë e vendit.

Ai tha se agjencia e tij është në bisedime me Kaspersky Lab për të zhvilluar një sistem me të cilin mund të vlerësojnë produktet e saj për tu përdorur në Britani.

Përdorimi i Kaspersky është i ndaluar për institucionet shtetërore në SHBA pas shqetësimeve se softueri i kompanisë mund të përdoret për përgjim nga autoritetet Ruse.

“Jemi në bisedime me Kaspersky për të ndërtuar një strukturë me të cilin mund të testojmë në mënyrë të pavarur produktet e kompanisë,” shprehej kreu i agjencisë.

Kaspersky vazhdimisht ka mohuar akuzat lidhur me sigurinë e produkteve të kompanisë duke thënë se ato vinë si rezultat i rritjes së tensioneve mes Moskës dhe Washingtonit në vitet e fundit.

Eugene Kaspersky, shefi ekzekutiv the bashkëthemeluesi i firmës presigjioze të sigurisë kibernetike, beson se kompania e tij është në qendër të një sulmi të orkestruar për shkatërrimin e reputacionit të tij.

Në Verë Kaspersky Labs u vu në qendër të kritikave pas raportimeve mediatike se kishte ndihmuar inteligjencën Ruse për të përgjuar SHBA-të.

“Ky sulm mediatik është i orkestruar,” tha Kaspersky gjatë një konference për shtyp në Londër më 28 Nëntor.

“Sepse në të njëjtën kohë erdhën sulmet jo vetëm nga medias por edhe qeveria Amerikane dhe FBI-ja…”

Kur u pyet nëse i ishte kërkuar të ndihmonte inteligjencën Ruse ai u përgjigj: “Ata kurrë skanë kërkuar diçka të tillë. Kurrë!” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>